INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rryma muzikore “Reggae” shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Rryma muzikore “Reggae” shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Publikuar më: 15:03 29-11-2018

Muzika “Reggae” është konsideruar nga Kombet e Bashkuara si të denjtë për tu mbrojtur dhe promovuar, duke e listuar kështu në listën së trashëgimisë botërore të UNESCO.

Rryma muzikore që lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të “trashëgimisë kulturore të paprekshme”.

 fghfghxfgxd.JPG

 

UNESCO e ka vlerësuar muzikën “Reggae” si një rrymë socio-politike, sensuale dhe shpirtërore, që ka depërtuar në të gjithë botën.

Reggae u bë popullor në Shtetet e Bashkuara, por veçanërisht lulëzoi në Britani të Madhe, e cila ishte bërë shtëpia e shumë emigrantëve xhamajkanë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

dfhfghdfyj.JPG

Përfaqësuesi i kësaj muzike është padyshim Bob Marley, i cili për xhamajkenët është një revolucionar që nëpërmjet këngës zgjonte ndërgjegjen ndër masat kundra anarkisteve në pushtet, shkruan politiko.al.

Falë koncerteve të shumta sodalitare në Afrikë, ai u bë urë lidhese mes Xhamajkës dhe pjesës tjetër të kontinentit të zi. Por mbi të gjitha ishte zëri i dashurisë romantike dhe vëllazërore në mbarë botën.

UNESCO e ka vlerësuar këtë muzikë si unike dhe më një kontribut të rëndësishëm në botë për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit, dhe që ka përcjellë mesazhe të forta për njerëzimin.

 

dfhdfjghjd.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334