INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rrymat oqeanike mund të ndalen duke zhytur hemisferën veriore në akull [Video]

Publikuar më: 18:15 05-01-2017

Rrymat e oqeanit përreth botës duket se do të ndalojnë si pasojë e ngrohjes globale, duke sjellë një stuhi katastrofike që do të shkatërrojë qytete të tëra në botë. Ekspertët besojnë se skenari i tmerrshëm i cili është përdorur vetëm në skenarët e filmave mund të bëhet së shpejti një realitet. Një studim i ri tregon se qarkullimi i rrymave oqeanike mund të futet në kolaps në të ardhmen e afërt, duke e zhytur hemisferën veriore në akull. Studimet e mëparshme kanë vlerësuar se nivelet e dioksidit të karbonit do të dyfishohen deri në 700 pjesë për million (ppm) deri në vitin 2100. Nëse ky është rasti, rrymat e oqeanit mund të shkatërrohen deri në vitin 2400. Studiuesit e Institutit të Oqeanografisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego kanë treguar se modelet e klimës mund të jetë duke nënvlerësuar mundësinë e hyrjes në kolaps të rrymave oqeanike. Ata gjetën se modelet klimatike ndikohen nga i ashtëquajturi Qarkullimi i Përmbysur i Atlantikut Meridonial. Ai është një komponent i rëndësishëm i sistemit të klimës në Tokë. Ky komponent mban ngrohtë, ujin e kripur në shtresat e sipërme të Atlantikut të veriut,  dhe të ftohtë ujin e freskët në Atlantik thellë në jug. Studiuesit parashikuan se qarkullimi mund të bjerë në të ardhmen, duke hedhur një shkallë të gjerë ftohjeje në Atlantikut të Veriut.  Rënia do të ndalojë qarkullimin, i cili sjell ujë të ngrohtë drejt Grenlandës. Atëherë mbytja do të vërshojë drejt ekuatorit.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207