Festat e fundvitit po afrojnë dhe siç duket RTSH-ja ka nisur përgatitjet për programin e fundvitit. Pas një foto të postuar nga aktorja Egla Ceno, në të cilën ishte me Vis Pupën, Romir Zallën, Vikena Kamenicën ku thuhej “soon rtsh” bëri që tiranapost.al të kontaktonte me aktorët. Fillishim Vis Pupa sqari duke dhënë dy lajme të mira:
“Ishin në prova se kemi disa materiale për programin e Vitit të Ri në TVSH. Show i ri e fillon punën nga janari. Faleminderit.”
Ndërkohë, Romir Zalla, zbuloi ca më tepër. “Për të qenë korrekt: bëhet fjalë për ‘Ti je festa ime 2018’ që e moderoj me Vikenën dhe Visin. Egla, Aleksi, Albana Kocaj dhe Marjana Kondi janë pjesa tjetër e grupit. Vjet ‘Ti je festa ime 2017’ e kam moderuar bashkë me Ervina Kotolloshin dhe bashkëpunuam me Erand Sojlin.”, tha Romiri.
Le të presim festat...