Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar.
Ata prej vitesh janë në një marrëdhënie bashkë, dhe këtë vit ata vendosën që lidhjen e tyre ta çonin në një stad tjetër duke e kurorëzuar bashkëjetesën e tyre me një fejesë.
Postimet e ëmbla dedikuar njëri-tjetrit nuk mungojnë në rrjetet sociale dhe postimi më i fundit i Arminës mund të themi se na ka shkrirë zemrat.
Ajo ka postuar një foto të Shkëlzenit duke shkruar sipër “Omg” dhe duke e shoqëruar me emoji me sy me zemra.
E njëjta foto u publikua edhe në profilin e Shkëlzenit, ku vijuan komentet mes dyshes dhe aktorit të humorit Jul Deda.
Ishte ky fundit që i tregon Arminës të bëj kujdes: “Ruaj burrin!”.
Jul Deda mori dy përgjigje nga ndryshme nga çifti, Shkëlzeni shkroi: “’Vreshtin’ e ruan frika” dhe Armina “Kam teknikat e mia unë në ruajtje”.