Në seancën e sotme plenare kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci kritikoi hapur deputetët duke ngritur shqetësimin se qytetarët që paguajnë për TVSH-në nuk i ndjekin dot kanalet televizive.
“Të bëjmë fjalime reale, t’i lëmë paradat e sukseset.
Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe po na kanë ndjekur pyesin çfarë po raportoni kur Televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë nuk i ndjek dot ato dhe ju flisni për paradat dhe sukseset tuaja. Apo jo zoti Musa”, u shpreh Ruçi.