INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi flet për heqjen e imunitetit të Tahirit: Vendoset nesër në orën 11:00

Ruçi flet për heqjen e imunitetit të Tahirit: Vendoset nesër në orën 11:00

Publikuar më: 18:00 19-10-2017

Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, nga Kryesia e Kuvendit, ka folur kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit do të zhvillohet nesër në orën 11:00 të paradites në Kryesinë e Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi sot se është njoftuar për kërkesën në orën 17:00, ndërsa sot u është vendosur në dispozicion anëtarëve dhe Tahirit dhe nesër do të vendoset për fatin e imunitetit të ish-ministrit.
“Duke u falenderuar për këtë komunikim të parë, do të dëshiroja një komunikim tjetër.
Sot, më datë 19, më është paraqitur pikërisht në orën 17:00 nga strukturat e raportimit, kërkesa për dhënien e autorizimit në lidhje me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri.
Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, u them se sot brenda ditës, në orën 18:30 kam nxjerrë vendimin me këtë përmbajtje: Materiali t’u vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit të mandatave, deputetit Saimir Tahirit.
Kam urdhëruar po ashtu thirrjen e Këshillit të Mandateve në orën 11:00,” tha Ruçi.

 

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416