INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi komenton protestën e banorëve të Unazës së Re: E ndjej dhimbjen e tyre, jam një si ata...

Ruçi komenton protestën e banorëve të Unazës së Re: E ndjej dhimbjen e tyre, jam një si ata...

Publikuar më: 12:16 23-11-2018

Gjatë takimit të sotëm me banorët e Libofshës në Fier, Gramoz Ruci komentoi protestën e një ditë më parë para parlamentit, të banorëve të Unazës së Re.

Ashtu si kryeministri, edhe Ruci, ndau të njëjtin qëndrim, se banesat nuk mund të legalizohen aty ku nuk e lejon ligji. Por, ai gjithashtu u shpreh se e ndjen dhimbjen e tyre, dhe se e di se ç’do të thotë të të prishet banesa, me apo pa leje. Kryeparlamentari i bëri thirrje që të zbatohet ligji ndërsa ka theksuar se shteti do t’i dëmshpërbleje ata që i kanë banesat e legalizuara si dhe do të ndihmojë banorët që nuk kanë mundur ende ta legalizojnë.

“Unë e ndjej fort se çdo të thotë të prishet shtëpia, me apo pa leje, sepse jam një si ata… jam fshatar që edhe unë gjatë viteve të gjata të jetës kam bërë shtëpi me duart e mia, dhe kimetin shtëpisë ia di ai që ka pak lekë dhe vetë e bën, por do t’u thosha: miqtë e mi gabimi që bëj unë dhe ti si familjarë, e paguajnë fëmijët tanë, ndërsa gabimet që bën politika, e paguan gjithë shoqëria.

Dhe ata fatkeqësisht po paguajnë gabimet e politikës, të djeshme dhe të sotme. Sepse ata ndryshe flasin kur janë në pushtet dhe ndryshe kur janë në opozitë.

Apeli im do të ishte: Kjo marri 28 vjeçare duhet të marrë fund. E dyta: Asgjë nuk zgjidhe në rrugë jashtë ligjit dhe jashtë ligjit të së drejtës, por zgjidhet në bashkëpunim me institucionet, dhe siç ka thënë shteti, do të shihen të gjitha objektet një për një.

Ato që janë legalizuar do të dëmshpërblehen, ndërsa ato që nuk janë legalizuar do t’u gjendet zgjidhja dhe hapësira sa e lejon ligji. Qeveria e PS nuk mund të shkelë ligjin”, u shpreh Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293