INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi: Krimi nuk ka ngjyrë! I gjithë parlamenti të shkojë në Shkodër siç e bëri opozita

Ruçi: Krimi nuk ka ngjyrë! I gjithë parlamenti të shkojë në Shkodër siç e bëri opozita

Publikuar më: 17:21 04-09-2018

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryeparlamentari Ruçi, përshëndeti veprimin e opozitës që shkoi në Shkodër. Por ai shton se do të ishte më e vlefshme nëse kryedemokrati Basha do të kishte ndërmarrë nismën që në këtë qytet të shkonin të gjithë deputetët e Parlamentit.

“Krimi nuk ka ngjyrë për mua. Dhe ai kur të merr nuk të pyet. Ai të merr jetën për interesa të veta. Do isha i lumtur nëse ai gjest që bëri dje opozita në Shkodër, ta merrte iniciativën dhe i gjithë Parlamenti të shkonte në Shkodër, të gjithë deputetët me mua në krye në mbështetje të të dëmtuarve dhe në rritjen e opinionit publik ndaj krimit dhe kriminelëve.

Sa më shumë të ndahen forcat politike, aq më shumë gjallërohet krimi. Unë do të mbështesja çdo nismë ligjore që forcon legjislacionin shqiptar për të zvogëluar krimin, ashtu sikurse do mbështesja çdo iniciativë që përbashkonte qëndrime për të përballuar krimin”, deklaroi Gramoz Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045