INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi për Metën: Nuk e kam pritur të operojë sipas orekseve politike

Ruçi për Metën: Nuk e kam pritur të operojë sipas orekseve politike

Publikuar më: 12:40 18-01-2019

Debatet e fundit mes Kryeministrit dhe Presidentit nuk kanë bërë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi të pendohet për votën që ka dhënë që Ilir Meta të marë postin e kryetarit të shtetit. Por pritshmëria e kryeparlamentarit ka qenë ndryshe, në momentin që e ka votuar Ilir Metën për President të Republikës.

“Nuk kam pritur që Presidenti të operojë gjatë përmushjes së detyrave sipas orekeseve politike, elektorale të asnjë pale. Kam pritur që Meta të zbatoj Kushtetutën si President i vendit”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
Kreu i Kuvendit u shpreh edhe për protestat që do të nis opozita kundër qeverisë. E në këtë pikë, Ruçi foli si ish-opozitar. "Është tregues demokracie”
Gazetarët pyetën kryetarin e Kuvendit edhe për qëndrimine tij për korigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë pikë, ai preferoi të jetë të i paanshëm. “Kosova është shetet sovran dhe ka institucionet t e veta. Ne si shqiptarë, si insitucione të shtetit shqiptar duhet ta respektojmë dhe duhet të mirëkuptojmë dhe mbështesim zgjidhjet që duhet ta japin insitucionet e Kosovës”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994