INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi: Po synohet destabiliteti i vendit

Ruçi: Po synohet destabiliteti i vendit

Publikuar më: 13:22 17-03-2017

Teksa ka mbetur rreth një muaj nga zgjedhja e Presidentit të ri, Partia Sopcialiste shpreh shqetësimin se ka nga ata që nuk duan që të mbahet zgjdhja e kreut të shtetit. Është keu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi,i cili deklaroi se kjo që po ndodh është përpjekje për destabilitet dhe se shqiptarët e kanë provuar këtë në vitin 1997.
Gramor Ruçi:
“Më datë 18 do të heshtim ne dhe do të flisni ju. Kërkohet me insistim që në Shqipëri të krijohet një krizë institucionale. Nuk na ndanë veç se 1 muaj nga koha kur do të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit. Kërkohet që ky vend të ngelet pa President. Ky është fillimi i krizës. Pas një muaji, më 18 qershor kur i mbaron mandati i Presidentit, janë zgjedhjet. Jo më larg se mbrëmë, nga çadra u hodh teza se nuk do të ketë as zgjedhje. Biles, nuk del 18 qershori, nuk del as shtatori.
Në qoftë se shtyhen në shtator, i mbaron mandati edhe Parlamentit. Pra, që pas Presidentit, kërkohet të mos bëhen zgjedhje. Kërkohet që Shqipëria të mos ketë President, të mos ketë zgjedhje, të mos ketë Parlament në shtator. Në 9 shtator i mbaron mandati edhe qeverisë. Pra, Shqipëria të mos ketë as qeveri. Kjo është kriza e vërtetë. Se kush është në pushtet, këtë e vendos elektorati.
Në pushtet vjen me votë dhe ikën me votë. Po përgjegjshmërinë për stabilitetin e vendit, duhet ta kemi të gjithë dhe Shqipëria destabilitetin e ka provuar me haraç shumë të madh, e provoi kur u ndërruan sistemet. E provuam destabilitetin në 1997, dhe e pamë se çfarë ishte. Shqipëria nuk ka më takat as moral, as ekonomik, as politik të provojë më destabilitet. Ajo që do të kërkoja është që i gjithë populli shqiptar të hapim sytë dhe të mos bëhemi mbështetës të çdo lloj oreksi, të kujtdo, qoftë edhe i times.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833