INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi tre vite pas reformës, “Është meritë dhe arritje e Kuvendit”

Ruçi tre vite pas reformës, “Është meritë dhe arritje e Kuvendit”

Publikuar më: 09:38 22-07-2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi reformën në drejtësi e quan arritje dhe meritë e Kuvendit të Shqipërisë. Tre vite më parë, në parlamentin shqiptar PS në mazhorancë dhe PD në opozitë ndryshuan Kushtetutën, në kuadër të reformës në drejtësi. Sot sipas Ruçit vlerësimi nuk shkon vetëm për PS në qeveri por edhe PD në opozitë. “Reforma në drejtësi është një meritë ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë, një arritje dhe shërbimi më i mirë për shoqërinë dhe qytetarët shqiptarë, për shtet-bërjen dhe të ardhmen e vendit. Përgëzoj të gjithë deputetët, në mënyrë të veçantë anëtarët e komisonit ad hoc të reformës dhe të komisionit të ligjeve, që iu përkushtuan si rrallëherë reformës në drejtësi. Ishte vendosmëria e Kuvendit që ndërmorrëm reformën, miratuan ndryshimet kushtetuese dhe paketën e ligjeve dhe po punojmë për të çuar deri në fund zbatimin e saj. Për këtë reformë punuan ekpertë vendas dhe ndërkombëtar, të cilët i falenderoj edhe njëherë për kontributin që kanë dhënë e po japin për kryerjen e saj”, deklaroi Ruçi në një ceremony ku u promovua një botim për reformën në drejtësi.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja në fjalën e tij tha se, vettingu ka shënuar arritjet më të prekshme, ndërsa ngritja e Gjykatës Kushtetuese është “në metrat e fundit”.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992