Rudina Dembacaj ka treguar me postimin e fundit në ‘Instagram’ se ka kaluar një nga ditët më të bukura pranë njerëzve më të dashur të saj.
“Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë”, ka shkruar Rudina krah fotove me Markun dhe fëmijët e tij.
Dembacaj ka ndarë në ‘Instastory’ gjithashtu disa foto të vogëlushes së saj edhe me Aleksin duke treguar se ai është gjithmonë pranë vajzës së tyre. Siç duket Marku dhe Aleksi janë bërë bashkë në këtë moment të rëndësishëm dhe të veçantë për Viktorian.
E pyetur nga ndjekësit më parë se çfarë raporti gëzon Marku me Aleksin, Rudina ka treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë për shkak të vajzës së vogël, Viktoria.