INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, flet ish-bashkëshorti: “Jeta është e qetë deri sa…

Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, flet ish-bashkëshorti: “Jeta është e qetë deri sa…"[FOTO]

Publikuar më: 19:34 20-01-2020

Vetëm një javë më parë Rudina Dembacaj bëri publiken lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku përmes dy fotove të përbashkëta ku deklaronte se e donte si partner jete dhe biznesi.

Aktorja përpara se të bënte publike lidhjen, deklaroi se kishte nisur procedurat e divorcit që në maj të vitit të kaluar, ndërsa tha atëherë se ajo dhe Aleksi do të jenë gjithmonë bashkë për të bijën Viktorian.

Për herë të fundit ata u panë bashkë disa javë më parë në ditëlindjen e së bijës, ndërsa më pas Rudina bëri publike lidhjen e re.

Vetë Aleksi deri tani nuk ka reaguar në mënyrë direkte lidhur me këtë fakt, por disa shprehje të tij në rrjetet sociale të lënë të kuptosh diçka mbi mënyrën se si ndihet.

Së fundmi ai ka shpjeguar se si është jeta deri sa në të shfaqet një grua që i bën gjërat shumë më të vështira.

“Jeta është e thjeshtë, e butë, e drejtë, e qetë dhe e lirë deri sa vjen një grua dhe e bën gjithçka më të vështirë”, shkruan ai në një postim në instagram.

Rudina dhe Aleksi u martuan gati 4 vite më parë dhe kanë së bashku një vajzë.

alkes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004166841506958