INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë, por aktores i ndodh ky incident!

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzojnë dashurinë në martesë, por aktores i ndodh ky incident!

Publikuar më: 18:36 01-10-2021

Dita e madhe për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun ka ardhur! Aktorja e humorit ka ndarë me të gjithë ndjekësit momentet më te veçanta nga kurorëzimi me bashkëshortin e saj.

“Kemi Zotin dëshmitar”, ka shkruar Dembacaj krahas fotove ku dyshja shkëlqenin në ditën e tyre të bukur.

Një vëmendje të madhe mori padyshim Rudina, e cila kishte zgjedhur një fustan nusërie mjaft të veçantë me një rrip të zi në bel.

Dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut ka tërhequr të gjithë vëmendjen mbrëmjen e sotme. Të ftuarit kanë publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga eventi i tyre magjik, duke mos iu shpëtuar asgjë.

Meridian Ramçaj ka publikuar në rrjete sociale një video gjatë kërcimit të çiftit, i cili është shoqëruar me një incident të vogël.

Rudina ka humbur ekuilibrin dhe për pak sa nuk është rrëzuar, ndërsa Marku ka nxituar ta ndihmojë. Ky moment është kaluar shpejt dhe me të qeshura, pa e prishur aspak magjinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213