Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin “Why not” në “Ora News” me moderatoraten Roza Lati ku ka folur për marrëdhënien e saj me Markun, divorcin, por i është përgjigjur përciptazi edhe një pyetjeje lidhur me Eduardin.
Ajo dhe partineri aktual i Arbana Osmanin kanë qenë dikur të fejuar dhe mesa duket nuk qenkan ndarë mirë, pasi aktorja ka dhënë një përgjigje befasuese lidhur me pyetjen nëse flet apo jo me Eduardin.
“Kush është ky, nuk jam mirë me memorien, unë mbaj mend vetëm numra”, thotë Rudina kur e pyesin për i përmendin emrin e Eduardit.
Ajo e lë me kaq këtë përgjigje, ndërsa më pas flet për divorcin me Aleksin të cilin nuk e ka përjetuar mirë si dhe për marëdhënien me Markun me të cilin e shohim vazhdimisht në rrjetet sociale me video dhe foto të ndryshme.