Rudina Dembacaj ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piter Pan” se regjisorja dhe producentja Vera Grabocka është me të vërtetë ashtu sikurse përflitet; autoritare dhe e egër. Rudina tregoi disa episode nga produksionet e udhëhequra nga Vera, ku kjo e fundit gjithnjë i tërhiqte vëmendjen për diçka.
“Vera më ka dhënë shumë këshilla, njëra prej tyre ishte që të lija cigaren dhe unë e lashë. Kur shkoja tek provat e “Dance with me”, Vera më bëri për një lekë dhe më tha: “Shumë i bukur ai rripi që ke vënë në mes, po hollo belin”. Dhe unë atë bëra. Një herë tjetër më tha: “Ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë?” Dhe unë shkova në shtëpi, mora briskun e burrit dhe rrojta fytyrën”, u shpreh Rudina duke qeshur.