IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Rudina Dembacaj tregon planet për fëmijë me Mark Frrokun [FOTO]

Rudina Dembacaj tregon planet për fëmijë me Mark Frrokun [FOTO]

Publikuar më: 14:28 27-03-2020

Rudina Dembacaj prej disa muajsh tashmë është transferuar së bashku me të bijën në shtëpinë e partnerit të saj ish deputetit Mark Froku. Pas ndarjes nga i shoqi, aktorja ka filluar tashmë bashkëjetesën në një shtëpi të re dhe meraku i saj sigurisht që ka qenë e bija se sa do të përshtatej me ambjentin e ri.

Lidhur me këtë temë aktorja tregon se në fakt Viki e priti shumë mirë shpërnguljen, madje ishte kurioze për të zbuluar çdo cep të shtëpisë, ndërsa vetë ajo thotë se nuk ka fjetur një muaj rrjesht nga meraku. Aktorja e humorit ka vendosur t’i përgjigjet gjithë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre lidhur me planet e saj të së ardhmes me Markun. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka menduar të ketë një fëmijë me Frrokun dhe Rudina është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Po”.

Në pyetjet e tjera, Dembacaj ka treguar se si e pritën vëllezërit dhe familja e saj lidhjen e dashurisë me ish-deputetin.

“Në fillim tronditje e madhe, pastaj gradualisht, si çdo familje. Ama kam ndjerë shumë mbështetje. Pa ta do isha shumë bosh”, ka treguar Rudina.

MARKUS.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003248929977417