E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari u shpreh se “peshqit e mëdhenj” duhet të kapen me patjetër.
Ajo u shpreh besimplotë se këtë gjë mund ta bënte vetëm vettingu. E pyetur nga prezantuesit e emisionit në Kolaudim për deklaratën që bëri ambasadori amerikan Donald Lu, në lidhje me kapjen e “peshqve të mëdhenj”, Rudina tha se ata do të kapen por jo nga kjo qeveri. Ajo beson se kapja e tyre do të arrihet nga sistemi i ri që pritet të bëhet në drejtësi.
“Peshqit e mëdhenj duhen kapur patjetër, nuk duhet të ketë asnjëlloj njeriu që të veprojë mbi ligjin sepse do ishte diçka absurde. Kam besim se do të kapen, por jo nga kjo qeveri, por kam besim se do të ndërtojmë një sistem drejtësie sepse drejtësia e kap “peshkun” jo qeveria”, u shpreh deputetja e PD-së.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: