E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputetja më e re e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, ka bërë dallimin mes Berishës dhe Bashës si drejtues të PD-së.
E pyetur nga prezantuesit e emisionit se kush është lider më i zoti, pra Basha apo Berisha, ajo është përgjigjur duke thënë se z. Berisha ka pasur rolin e tij në PD dhe është provuar për këtë rol. Ndërsa Kreu aktual i partisë Demokratike Lulzim Basha, sipas Rudina Hajdarit është akoma në provë.
“Zoti Berisha ka pasur rolin e tij në Partinë demokratike është provuar ndërsa zoti Basha është akoma në provë”, është shprehur Hajdari.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: