INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari kritika të forta PD, lënia e mandatit pa kthim pas

Rudina Hajdari kritika të forta PD, lënia e mandatit pa kthim pas

Publikuar më: 16:49 10-12-2018

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari duket e zhgënjyer nga Partia Demokratike. Në një shkrim të postuar në Facebook, ajo shprehet se vendimi i saj për të lënë mandatin e deputetes nuk ka kthim pas.

Ja çfarë shrkuan ajo në profilin e saj në Facebook:

“Partia Demokratike, e cila themelua në atë kohë u krijua për të sjellë ndryshime shoqërore të sinqerta. Njëzet e tetë vjet më vonë, çdo parti e sotme është shumë pak më e mirë se ai regjim që u rrëzua. Më datë 8 dhjetor nuk ishte e planifikuar që unë të merrja fjalën për të folur gjatë aktivitetit në Qytet Studenti. Kërkova që të më lejohet të thoja dhe unë diçka. Fjala “Azem” u përdor mbi dhjetra herë, ndërsa unë, nuk isha aty për dekor, bashkë me vëllezërit e mi. E vërteta është që nuk kisha përgatitur ndonjë fjalim, sepse nuk e dija saktësisht as çfarë do ndodhte atë ditë, por e zhgjënjyer nga rrjedha që po merrte aktiviteti mora situatën në dorë duke kërkuar me këmbëngulje që të flisja dhe ashtu u bë. Ndërkohë më pas, lexoj mediat që shkruanin se më paska dirigjuar Sali Berisha të flisja për tërhequr vëmendjen e studentëve. Ndokush mund ta merrte dhe si kompliment, por këtu ndahen njerëzit, nuk është ne karakteritin tim të më udhëzohen fjalët nga ndokush, qoftë ai Sali Berisha apo Lulzim Basha, dhe brënda partisë e dinë fare mirë këtë gjë. Me përgjegjësi të plotë, mendova se dikush duhet të thotë diçka, me shpresën se gjesti ishte i duhuri dhe ashtu ndodhi".
"Ndërsa flisja nga podiumi, në vetvete ndihesha e zemëruar se pse isha aty, dhe jo me studentët. Mendoja me vete, që personat që po i japin një nxitje për ta rrokullisur më në fund përbindëshin e korrupsionit në vendit tonë, janë larg këtij podiumi, dhe formoja fjalët që më dilnin nga brëndësia ime ashtu sikurse e mendoj edhe sot. Me shpirt isha me Ju, por fizikisht diku tjetër. Im atë do të kishte qenë po ashtu me Ju”, shkruan ajo, ndërsa vijon në një paragraf tjetër:

"E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh. Megjithatë, para se të heq dorë nga mandati im, kam detyrim ndaj atyre që më qëndruan pranë gjatë kësaj kohe, ndaj atyre që më votuan. Do të takohem me ta, dhe do ta diskutoj me ta vendimin tim, sepse ndjej detyrim madhor ndaj tyre. Pra, ky është vendimi im, dhe janë studentët e sotëm që më frymëzuan të ndërmarr këtë hap. Prandaj them që nuk ka kthim mbrapa”, shprehet Rudina Hajdari, vajza e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, që u zgjodh deputete për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2017.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771