INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari: Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike

Rudina Hajdari: Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike

Publikuar më: 18:02 19-04-2019

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një postim në Twitter thotë se bojkotimi i zgjedhjeve do të ishte një vetëvrasje politike. Hajdari shprehet se sado e kompromentuar të jetë një qeveri, rruga e vetme për të ndryshuar atë në një rend demokratik janë zgjedhjet.

“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”-shkruan ajo.

Gjithashtu, po këtë të premte, ambasada amerikane në Tiranë i tha Zërit të Amerikës se do të vijojë të mbështesë këdo që do të vendosë të kandidojë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër, PD-ja tha se kriza politike në vend nuk është tregues i qartë se në qershor do mund të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Selia blu shtoi se tashmë është faktuar botërisht lidhja e kryeministrit me bandat në blerjen e zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0020608901977539