INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari nuk është ende pjesë e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e fton publikisht

Rudina Hajdari nuk është ende pjesë e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e fton publikisht

Publikuar më: 21:04 23-04-2019

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka ftuar publikisht nga ekrani televiziv deputeten Rudina Hajdari, që ti bashkohet kësaj partie.

I ftuar në Abc News, Patozi është shpehur se Rudina është e mirëpritur te Bindja dhe duke nisur që nga sot e deri kur të mendojë se duhet ti bashkohet këtij projekti. Patozi pohoi se kjo parti nuk ishte vetëm ide e tij, por e shumë njerëzve.

Astrit Patozi për Rudinën: Jemi takuar bashkë, kemi diskutuar dhe për këtë projekt të ri politik. Ajo është e mirëpritur çdo ditë që nga sot deri kur ta mendojë tek ky projekt sepse nuk është projekti im, por i shumë njerëzve. Është në të drejtën e saj sepse njeriut i duhet lënë koha për të gjetur dhe ai momentin e vetë.

Mirela Milori: Pra keni bërë një ofertë të hapur?

Astrit Patozi: Unë kam bërë ofertë të hapur dhe kam dëgjuar idetë e saj. Ne të dy kemi qenë dakord që Shqipëria ka nevojë për një gjë të re politike, për një shkundje të sistemit, për ndryshimin e sistemit. Ne jemi në një periudhë të errët të demokracisë. Ne donim që në këtë çmenduri politike të ishim një 'shkëndijë' që të thonim që ka edhe një arsye në këtë mes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891