INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina lë pas sherrin me Tunën dhe Ermalin, bën dedikimin emocionues: Nga...[FOTO]

Rudina lë pas sherrin me Tunën dhe Ermalin, bën dedikimin emocionues: Nga...[FOTO]

Publikuar më: 19:30 30-10-2018

Para pak ditësh, Rudina Magjistari iu përgjigj me një shkrim të gjatë deklaratave plot ironi të Tunës, gjatë emisionit “Xing me Ermalin”. Këngëtarja iu përgjigj rubrikës së “pyetje nga Rudina”, duke thënë se nuk do të shkonte asnjëherë tek emisioni “Rudina”.

Mirëpo moderatorja vendosi t’i përgjigjej jo vetëm Tunës, por edhe moderatorit Ermal Mamaqi duke e kërcënuar nëse duhet t’i qëndiste edhe atij një shkrim ku t’i tregonte rezervat që ka në lidhje me të.

Por Rudina ka patur një gëzim të madh në familjen e saj pasi festoi ditëlindjen e vajzës Mia. Ditën e sotme Mia feston ditëlindjen dhe mbrëmë Rudina dhe bashkëshorti i saj kanë organizuar një festë, një foto nga e cila e ka postuar sot moderatorja bashkangjitur një urimi për princeshën e tyre që mbush 3 vjeç.

"E lumtur! Nga festa dje e Mias sime te shtrenjte, qe tani formon tre gishta per te treguar moshen e saj", shkruan Rudina.

rakia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594