INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina e vuri në siklet me pyetjen me pullë të kuqe, dhe u përlot se Turi ''i prishi momentin'', flet Orinda: Ja e vërteta! [FOTO]

Rudina e vuri në siklet me pyetjen me pullë të kuqe, dhe u përlot se Turi ''i prishi momentin'', flet Orinda: Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 15:35 05-10-2018

Turjan Hysko i ftuar në KafeIN para pak ditësh u shpreh se po punonte 3 herë në ditë që të bëhej me trashëgimtar. Kjo deklaratë e Turit tërhoqi vëmendjen e shumë mediave, por siç duket i ka bërë përshtypje edhe Rudina Magjistarit e cila e ka pyetur në emisionin duke e vënë në siklet Orindën.

“Qofshi të lumtur gjithë jetën dhe me një beb sa më shpejt. Turi kështu ka deklaruar që po punonte intensivisht”, i tha Rudina. Ndërkohë Orinda pa në ekran lajmin që Turi është shprehur se po punon 3 herë në ditë për fëmijë dhe u vendos në siklet.

“Presim që Zoti të na bekojë”, iu përgjigj Orinda Rudinës, duke vijuar se dëshiron një familje të madhe. 

Orinda foli gjithashtu edhe për dasmën madhështore me Turin dhe tregoi se 7 është numri i saj i fatit. Orinda tregoi që gjithçka dëshironte ta bënte në orën 7, por Turi e “prishi paksa magjinë”.

“Dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7, por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30”, u shpreh Orinda.

Më pas në ekran u shfaq një video me fotot nga dasma e çiftit shoqëruar me një muzikë romantike. Teksa ndiqte videon, Orinda u përlot. Pas kësaj deklarate reagoi sërish ajo në instastory, duke thënë se ishte faji i familjes dhe jo i Turit.

rinda.png

Article Logic
Execution time: 0.0029458999633789