Vipa-t shqiptarë kanë thuajse destinacion të njëjtë kur bëhet fjalë për të kaluar pushimet dimërore.
Edhe moderatorja Rudina Magjistari këtë fillimvit ka menduar të udhëtojë larg Shqipërisë bashkë me familjen. Destinacioni i tyre ka qenë një vend malor me dëborë, pikërisht fshati Engelberg në Zvicër. Aty Rudina po tenton të bëjë skii për herë të parë.
"Sot do marrim leksionet e para", shkruan Magjistari e cila duket se po i shijon më së shumti këto pushime.