INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina 'nxjerr zbuluar' lidhjen e Albanit me Niki Delijorgjin, shihni si reagon modelja pas intervistës [FOTO]

Rudina 'nxjerr zbuluar' lidhjen e Albanit me Niki Delijorgjin, shihni si reagon modelja pas intervistës [FOTO]

Publikuar më: 14:30 09-10-2019

Ditët e fundit, këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka qenë i komentuar për shkak të lidhjes së tij me modelen Niki Delijorgji. Mesa duket dhe kënga e re e tij mendohet të ketë qenë dedikim për të. I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ai u pyet për marrëdhënien që kishte me modelen, dhe nëse kishte apo jo diçka mes tyre.

“Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar dhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj. Kemi një shoqëri shumë shumë të mirë, të pastër dhe prej një shakaje të brendshme në rrethit tonë, na kanë shpallur burrë dhe grua. Por është komplet një shaka”, u përgjigj Albani ndaj pyetjeve ngacmuese.

Megjithatë Rudina nuk e la me kaq. “Ty të ka rënë në kokë për Nikin, njeriu kur është i dashuruar nuk e mbulon dot”, i tha ajo.

640-0-5d9ccb1359fb1-600x294.jpg

Këngëtari tregoi një nga ’emojit’ me zemra që kishte në tavolinë duke na lënë të dyshojmë se ka diçka më shumë se thjesht shoqëri. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare rreth marrëdhënies së tyre, por duket se dyshimet nuk qenkan pa të drejtë.

Por nuk vonoi edhe një reagim nga modelja seksi.

Në InstaStory-n e saj, Niki ka publikuar intervistën e Albanit, teksa shkruan:

“Burri më paska fiksim.”

o-1.jpg

Më pas, ajo ka publikuar edhe një video teksa kërcen me këngën më të re të Albanit, “T’kom dasht” dhe ne s’po dimë ç’të mendojmë për dyshen!

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607