Është e vështirë të gjesh ndonjë personazh të showbiz-it shqiptar apo dhe nga fusha të tjera, që nuk ka qenë “pre” e imitimeve të aktorëve të hurmorit në ‘Portokalli’.
Sigurisht që gjithçka bëhet me qëllimin e mirë për të sjellë humor dhe argëtim tek audienca.
Nuk është aspak për t’u çuditur që po ashtu siç ka personazhe që shpesh nuk i presin mirë këto imitime, ka dhe nga ata të cilët I marrin me sportivitet dhe nuk shqetësohen shumë.
Në grupin e këtyre të fundit është edhe Rudina Magjistari.
Rudina kishte të ftuar për herë të dytë në programin e saj Elton Ilirjanin, sipërmarrës dhe drejtues i një agjencie punësimi, i cili disa muaj më parë bëri bujë me deklaratën publike se është gay.
Megjithatë, bëri bujë edhe në skenën e “Portokallisë”.
Rudina tha se kishte dëshirë të ndaleshin pak e ta shikonin njëri-tjetrin se si i kishin imituar.
“Shikoje pak se si na kanë imituar te “Portokallia” ne të dyve. Është një program që ne e kemi realizuar pak kohë më parë. Më kanë imituar mua dhe ty” , tha Rudina duke ndjekur me të qeshur një sekuencë nga ajo pjesë e “Portokallisë”.
“Është një kujtim shumë i bukur për ne të dy”, u përgjigj Ilirjani dhe Rudina e konfirmoi: “Humori është i bukur gjithmonë kur bëhet mirë…”