Sporti i rugby është një sport shumë pak i përhapur në vendin tonë. Janë të paktë ata që e praktikojnë dhe personat që luajnë rugby e bëjnë këtë gjë vetëm për pasion.
Në intervistën për emisionin sportiv “Adrenalinë” në IN Tv, Kein Turdiu, lojtari i klubit të rugby Tirana tregon disa informacione dhe rreth zhvillimit të rugby në Shqipëri. Ai tha se në fillim u mblidhnin vetëm për të luajtur, pa i ditur mirë rregullat e lojës. Ndërsa me kalimin e kohës u bënë lojtar profesionalist.
I pyetur se cilat cilat janë vështirësitë që po has rugby në vendin tonë Turdiu tha se: “ Vështirësitë janë nga ana administrative dhe për gjetjen e materialeve, në fakt për ta luajtur dhe për tu bërë pjesë e ekipit nuk duhet asgje tjetër veç pasionit. Gjithçka është
çështje dëshire dhe jo mundësie.
“Për tu bërë pjesë e ekipit nuk ka rëndësi forma fizike, pasi në ekip ka shumë diversitet. Në ekip duhet çdo lloj të tipit fizik, i shpejt, i shëndoshë, i madh, vogël, ka vend për të gjithë”- shtoi më tej Turdiu.