INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruhuni nga këto shenja HOROSKOPI, janë të rrezikshme dhe të paparashikueshme

Ruhuni nga këto shenja HOROSKOPI, janë të rrezikshme dhe të paparashikueshme

Publikuar më: 13:25 30-08-2018

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e disa prej shenjave të horoskopi.

Shenjat e horoskopit kanë edhe anët negative të tyre. Për shembull e dini se mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë të lindur për të qenë manjakë pas pasurive të patundshme.
Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge. Mësoni shenjat më djallëzore të horoskopit

Dashi

I papjekur!

Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!
Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë.
Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi.

Demi

Kokëderr si dreqi!

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi.
Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.
Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit.
Mëkati i preferuar është lakmia.
Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Binjakët

Arrogant!

Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin!
Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.

Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë.
Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon.

Akrepi

Manipulues!

Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si… epo, hakmarrës si një Akrep. Zot na ruaj nga mllefi i tyre.
Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë të korruptuar.
Mëkati i preferuar i tyre është lakmia për pushtet, para, status social, dëshirë për hakmarrje.
Të lindur për të qenë agjentë sekretë ose analistë ekonomikë.
janë dominues.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549