INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruiz për Jese: Një puthje Aladin, nuk jam më Jasemimi yt! (Foto)

Ruiz për Jese: Një puthje Aladin, nuk jam më Jasemimi yt! (Foto)

Publikuar më: 15:52 04-09-2018

Nuk ka paqe mes Aurah Ruiz dhe Jesé Rodriguez. Polemika e fundit lidhet me pjesëmarrjen e Aurah në “Big Brother” në Spanjë. Ish-i i sulmuesit të PSG i ka kërkuar spanjollit që të mendojë më shumë për djalin e tyre se sa të merret me jetën e saj.

“Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë. Ka kaluar kohë që kur të kam harruar dhe do të më pëlqente që të përkujdeseshe për personin tonë të përbashkët dhe jo për atë që bëj unë. Nga momenti kur ti nuk do të përmbushësh detyrimet e tua, do të përfitoj nga koha ime për të patur një jetë më të mirë me djalin tim.

Mjaft fole pas krahëve të mi. Përqendrohu në jetën tënde dhe zgjidhi problemet që ke. Një puthje Aladin, nuk jam më Jasemimi yt!” – u shpreh Ruiz. Historia e tyre e dashurisë mori fund pas lindjes së djalit të tyre Nyan, 10 muaj më parë. Fëmija lindi me një sëmundje kronike dhe ka qëndruar në spital deri pak javë më parë.

aruah_ruiz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385