INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rumania, fanella me ekuacione matematikore

Rumania, fanella me ekuacione matematikore

Publikuar më: 08:45 28-03-2016

Kundërshtari i Shqipërisë në Europian, Rumania, nuk ka ndoshta fanellat më të bukura të këtij Europiani, por ato të seancës stërvitore me siguri janë më të vecantat. Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën, futbollistët rumunë mbajtën veshur fanella, të cilat në shpinë kishin ekuacione matematikore.

Fillimisht, kjo nismë e përfaqësueses rumune u duk paksa e pazakontë, por ajo duket se është bërë me qëllim nga ana e Federatës rumune të Futbollit. Kjo e fundit, nëpërmjet këtyre ushtrimeve të thjeshta kërkon që të promovojë matematikën te fëmijët.

Një gjetje e zgjuar duke qenë se një pjesë e madhe e fëmijëve në këtë vend janë të dashurruar pas lojës së futbollit dhe fakti që ushtrimet matematikore qëndrojnë në fanellat e veshura nga idhujt e tyre mund t’i shtyjë ata të shfaqin shumë më tepër interes ndaj matematikës. Në Bashkimin Europian, Rumania është vendi me numrin më të lartë të të rinjve që brakstisin shkollën, që në këtë vend arrin shifra alarmante plot 18 përqind.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613