INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rumunët në protesta masive, arsyeja...

Rumunët në protesta masive, arsyeja...

Publikuar më: 09:11 11-12-2017

Mijëra persona kanë protestuar në Bukuresht kundër një ligji që sipas kritikëve do të bënte më të vështirë ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta.
Protestuesit janë mbledhur përpara zyrave të qeverisë në kryeqytetin rumun, por edhe në qytete të tjera si Cluj dhe Isai. Parlamenti i Rumanisë ka në plan të aprovojë një sërë ligjesh që sipas qytetarëvve do ta vënë sistemin e drejtësisë nën një ndikim më të madh politik. Mijëra prokurorë rumunë, por edhe Komisioni Europian dhe presidenti Klaus i kanë kritikuar propozimet e reja. Gjithçka ndodh kur politikanë të shumtë të nivelit të lartë të koalicionit qeverisës ndodhen përballë akuzave të lidhura me korrupsionin, të cilat ata i konsiderojnë të motivuara politikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443