INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rumuni me pasaportë moldave arrestohet për vrasjen e gazetares bullgare

Rumuni me pasaportë moldave arrestohet për vrasjen e gazetares bullgare

Publikuar më: 14:26 09-10-2018

Një shtetas rumun me pasaportë moldave është arrestuar pas hetimeve për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova. Lajmi bëhet i ditur nga media shtetërore duke cituar ministrin e Brendshëm. Personi i arrestuar për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova, mendohet se është me origjinë ukrainase dhe shtetësi rumune që bënte jetë rruge. Trupi i pajetë i gazetares u gjet të shtunën e kaluar në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, e cila më pare ishte përdhunuar. Të hënën qindra qytetarë bënë homazhe në Bullgari, duke e quajtur këtë shtet si vendin me lirinë e medias më të keqe në Bashkimin Europian. Sakaq ende po hetohet nëse vrasja ka lidhje me punën e Marinovës në televizionin lokal. Por vetë ministria e Brendshme as nuk ka konfirmuar por as hedhur poshtë arrestimin e të dyshuarit.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598