Pak ditë më parë, Eros Grezda firmosi me Rejnxhërsin në kampionatin skcoez dhe ishte legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard ai që kërkoi shërbimet e mesfushorit shqiptar. Në një prononcim pas ndeshjes së djeshme ku luajti dhe Grezda, Xherard u shpreh se ka besim te ai futbollist, por që realisht Grezdën e vërtetë do ta shohim pas dy javësh.
Nga Amerika, Uejn Runi ka folur në lidhje me futbollin britanik, duke u shprehur se i vjen mirë që Lampard dhe Xherard kanë nisur rrugën e trajnimit. Ai është i bindur që Xherard nuk do të qëndrojë gjatë në Skoci, pasi mund të kalojë në Premier Ligë.
“Më vjen mirë që Lampard dhe Xherard u bënë trajnerë dhe është e rëndësishme që për një trajner të ri si ata, të bësh një hap të madh. Jam i sigurt se në 2 ose 3 vite, ata do të jenë trajner në Premier Ligë”, u shpreh Runi.