INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”

Rusët alarmojnë Serbinë: Në qershor nis projekti për “Shqipërinë e Madhe”

Publikuar më: 15:12 16-05-2017

Pas komenteve të mediave serbe për atë që konsiderohet si, “Projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, kjo çështje ka filluar të trajtohet edhe nga portalet ruse. Lajmi bëhet i ditur nga Telegrafi,i cili u referohet mediave serbe të cilat kanë transmetuar atë çka shkruajnë mediat në Rusi. Bëhet fjalë për portalin rus “Izvestija.ru” i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”. Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”-komenton ky portal.Izvestija.ru thekson se “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643