Dukej si një operacion rutinë kalimi i aeroplanmbajtëses ruse Admiral Kuznetsov në brigjet britanike, por tani është kthyer në një lojë si macja me miun.
Kuznetsov do të kalonte në detin britanik për t’u drejtuar në Siri dhe flota britanike po e vëzhgonte rreptësisht.
Por Rusia ka shtuar numrin e anijeve që shoqërojnë aeroplanmbajtësen duke sjellë edhe disa korveta dhe fregata nga Mesdheu.
Kjo lëvizje e tyre ka alarmuar Britaninë dhe Norvegjinë që kanë hedhur në det disa anije më shumë për të kontrolluar çdo lëvizje të rusëve.
Nuk dihet plani rus, por një gjë është e sigurt, loja e Putin po shqetëson shumë Norvegjinë, Britaninë edhe NATO-n.