INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ 31 ditë, 64 ndeshje, ja 10 momentet më të bukura të këtij Botërori

Rusi 2018/ 31 ditë, 64 ndeshje, ja 10 momentet më të bukura të këtij Botërori

Publikuar më: 09:21 18-07-2018

1 Kupa e Botës e ngriti siparin me fitoren 5-0 të Rusisë ndaj Arabisë. Çerishev, një nga yjet e turneut, uli tre mbrojtës te goli i dytë i vendësve.

1.jpg


2 Ditën e dytë, Kristiano Ronaldo i la të gjithë gojëhapur kur shënoi golin e barazimit për Portugalinë (3-3) në shtesë ndaj Spanjës me një goditje dënimi.

 

2.jpg


3 Nejmar mori vëmendjen në Rusi ditën e debutimit të Brazilit, por këtë herë për arsyet e gabuara. Ky është një nga simulimet e tij pas ndërhyrjeve të Behramit.

 

3.jpg


4 Mbetën jashtë 1/8-ave vetëm prej rregullit të çuditshëm të kartonëve, por Senegali u argëtua në Rusi. Gjatë stërvitjes përpara Japonisë, afrikanët kërcyen.

4.jpg


5 Rudi mori më shumë seç meritonte në dyluftimin ndaj Toivonenit gjatë Gjermani-Suedi. Debutimi i mesfushorit në Rusi rezultoi me një hundë të thyer.

5.jpg


6 Kur Kros u dhuroi tri pikët kampionëve të botës në minutën e 95-të me këtë gol ndaj Suedisë, të gjithë menduan se “pancerat” u rikthyen. Por, u gabuam…

6.jpg


7 Tifozët islandezë u bënë të njohur për festimin e tyre “Haka” në Euro 2016, por ata e sollën të njëjtën atmosferë edhe në stadiumet e Rusisë.

 

7.jpg


8 Festimi i Maradonës pas golit të parë të Mesit kundër Nigerisë. Legjenda argjentinase ishte protagonist për mirë dhe për keq në Rusi

8.jpg


9 Ndaj Nigerisë kalohej vetëm duke fituar dhe duke sakrifikuar. Prandaj Mesit i duhej të merrte edhe ndonjë takë në fytyrë për të arritur qëllimin e Argjentinës.

9.jpg


10 Mesi feston në këtë mënyrë pas golit të parë kundër Nigerisë. Ai i hapi rrugën fitores që i ndihmoi nënkampionët e botës të kalonin grupin.

10.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387