Janë zhvilluar mbrëmjen e të enjtes, disa nga ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e botërorit 'Rusi 2018', të cilat prodhuan shumë gola dhe përmbysje.
Kështu, kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Francës vendase dhe Holandës, e fituar nga 'Gjelat' me rezultatin e thellë 4-0.
Griezmann në pjesën e parë, dy herë Lemar dhe Kylian Mbappe shënuan për ekipin e Deschamps, ndërsa Strootman la Holandën me 10 futbollistë në minutën e 62-të.
Fitore spektakolare mori edhe Belgjika, duke mposhtur 9-0 Gjibraltarin, si dhe Qipro, e cila përmbysi rezultatin ndaj Bosnjës nga 0-2, në 3-2.
Edhe Portugalia fitoi me rezultatin e thellë 5-1, ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi një tripletë.