Kampionët e botës në fuqi e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e tyre të titullit dhe rrugëtimin drejt Rusi 2018-të. Lojtarët e Low, në fakt, kanë fituar me lehtësi ndeshjen e parë të Grupit C kundër Norvegjisë, duke u larguar nga “Ullevaal Stadion” i Oslos me tri pikë, teksa ndeshja është mbyllur me rezultatin 3-0. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë kur gjermanët kanë realizuar dy herë. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 16’ nga Muller i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe mposhti portierin norvegjez. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 pasi talenti Kimmich realizoi një gol mjaft të bukur, duke dërguar skudrën e qetë drejt dhomave të zhveshjes. Për të mbyllur serinë e golave mendoi sërish Muller i cili me dopietën e tij i dha fitoren e merituar Gjermanisë.