“Po vjen në shtëpi”, ishte motoja e britanikëve në këtë Botëror, por kjo gjë nuk ndodhi.
Eliminimi ndaj Kroacisë në gjysmëfinale la në mes ëndrrën e tifozëve të Anglisë dhe jo vetëm, të cilët besonin që ky ishte momenti i duhur për të fituar Kupën e Botës.
Pas ndeshjes, nuk kanë munguar ironitë në rrjetet sociale, ku pjesa më e madhe ishin të lidhura me shprehjen e anglezëve, duke u treguar të pamëshirshëm ndaj tyre. Në çdo rrjet social kanë shpërthyer memet dhe ne ju ftojmë të shihni disa prej tyre në galerinë e mëposhtme.