Bashkëshortja e ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç, e mbiquajtur shpesh si “Zonja Makbeth e Ballkanit”, ka ndërruar jetë këtë të dielë në Rusi, në moshën 76-vjeçare.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve “AFP” nga një mik i Mira Markoviçit.
“Mund t’iu konfirmoj se Mira Markoviç ndërroi jetë fatkeqësisht”, tha Milutin Mrkonjiç, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Milosheviçit dhe mik i familjes, teksa nuk dha detaje të mëtejshme në lidhjen telefonike me agjencinë franceze.
Mediet lokale në Serbi raportojnë se Markoviç ka ndërruar jetë në një spital të Moskës.