INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi, ndalohet macja 'kriminele’ po fuste drogë në burg

Rusi, ndalohet macja 'kriminele’ po fuste drogë në burg

Publikuar më: 12:15 03-08-2018

Ishte gati të kalonte pragun e burgut kur u ndalua nga policia. Kishte 6 gram hashash dhe pothuajse 2 gram amfetaminë. Ajo u kap me dorë nga agjentët, por në vend që të justifikonte veten, filloi të mjaullinte. Në fakt, "shpërndarësja e drogës" në fjalë ka katër këmbë dhe një bisht. Ajo është një mace e trajnuar nga një ish-i burgosur nga burgu i Tula (Rusi) për të transportuar drogën. Droga ishte e vendosur në qaforen e maces. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ruse. Macja endej rreth oborrit të burgut Tula, kur u vu re nga një i burgosur që e mori me vete. Plani u ideua nga një 32-vjeçar, i arrestuar. Ai kishte edhe bashkëpunëtor një 22-vjeçar. Ai vendosi ta linte macen disa ditë pangrënë kështu që ajo do të kërkonte ushqim. Në një vend të njohur për të, në oborrin e burgut. Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit të tyre derisa ndërhynë agjentët dhe ndaluan macen. Ajo u çua në një strehë për kafshët ku po merr përkujdesje.

Article Logic
Execution time: 0.002230167388916