Nuk është aspak një shaka, nga qielli mund të bien edhe shufra ari.
Një gjë e tillë ka ndodhur në Rusi, ku një avion i cili transportonte shufra ari ka pësuar një defekt, dera është hapur në ajër dhe rreth 3 ton e gjysmë ar ka rënë në pistën siberiane.
Ngjarja ndodhi në Yakutsk në pjesën veri-perëndimore të rajonit.
Avioni An-12 po transpotonte rreth 9 ton ar dhe humbi rreth 172 shufra.
E në fakt ata që e panë këtë ngjarje sigurisht u afruan.
Mesa duket materiali nuk ishte fiksuar sic duhej dhe ekuipazhi është marrë tashmë në pyetje.