INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi, rrëzohet avioni me 71 persona në bord

Rusi, rrëzohet avioni me 71 persona në bord

Publikuar më: 14:30 11-02-2018

Një avion rus me 71 persona në bord së bashku me anëtarët e ekuipazhit u zhduk nga radarët pak minuta pasi la aeroportin e Moskës dhe u nis drejt Uraleve. Mediat ruse raportojnë se aeroplani Saratov Airlines An-148 jet ishte duke fluturuar në drejtim të qytetit Orsk, kur u zhduk. “Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani u rrëzua dhe të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur” shkruan BBC. Burimi tha se avioni kishte rënë në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 km në juglindje të Moskës. Kompania e linjës ajrore Saratov Airlines është e vendosur në Saratov, 840 km në juglindje të Moskës. Në vitin 2015 kompanisë ju ndalua të kryente fluturime ndërkombëtare, pasi inspektorët gjetën dikë tjetër në kabinën e avionit përveç pilotëve. Linja ajrore kërkoi heqjen e masës ndëshkuese dhe ndryshoi politikën e saj përpara se të rifillonte fluturimet ndërkombëtare në vitin 2016. Ajo kryen fluturime kryesisht midis qyteteve ruse, por gjithashtu ka destinacione në Armeni dhe Gjeorgji.

Article Logic
Execution time: 0.0021321773529053