INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia çon raketa bërthamore në dyert e NATO-s, Polonia dhe Lituania ngrejnë alarmin

Rusia çon raketa bërthamore në dyert e NATO-s, Polonia dhe Lituania ngrejnë alarmin

Publikuar më: 09:26 10-10-2016

Rusia dislokoi sërish raketa Iskander me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore në enklavën e Kaliningradit, në kufi me dy shtete të NATO-s, njoftoi sot Lituania, duke bërë të ditur se objektivi i Moskës është të marrë nga Perëndimi konsensusin për çështjen e Sirisë dhe Ukrainës.

Sipas Lituanisë, dislokimi i sistemeve të raketave rrezikon të shkelë traktatin kyç për armët bërthamore. Polonia ka reaguar gjithashtu e indinjuar nga ky veprim.

“Rusia po kryen aktualisht monovra ushtarake në Kaliningrad dhe skenari i saj parashikon dislokimin e sistemeve të raketave Iskander me mundësinë e përdorimit”, deklaroi për median ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius, transmeton atsh.

“Trajektorja e këtyre raketave me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore është rreth 700 kilometra. Berlini duhet gjithashtu të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre raketave, pasi kjo enklavë është plotësisht e izoluar nga territori rus që shtrihet midis Lituanisë dhe Polonisë”, theksoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045