Rusia dhe SHBA deklaruan se arritën marrëveshjen për Sirinë duke nisur armëpushimin nga e hëna. Sipas këtij plani, qeveria siriane do t’i japë fund lufitmeve në disa zona që mbahen nga opozita. Rusia dhe SHBA mund të ngrenë një njësi të përbashkët luftimi kundër Shtetit Islamik dhe luftëtarëve të Al Nusras. Deklarata erdhi pas bisediemve mes sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas këtij plani të dy palët, si regjimi dhe opozita duhet të plotësojnë detyrimet e veta tha Kerri në Gjenevë. Lavrov tha se Rusia ka informuar qeverinë siriane mbi marrëveshjen dhe ajo është “gati ta zbatojë”