INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia e pranon: Kemi pasur kontakte me punonjës të fushatës Trump

Rusia e pranon: Kemi pasur kontakte me punonjës të fushatës Trump

Publikuar më: 08:54 11-11-2016

Një diplomat rus dhe zëdhënës i Vladimir Putin tha se ekspertët rusë kanë qënë në kontakt me disa anëtarë të stafit të Donald Trump gjatë fushatës presidenciale, një periudhë kjo në të cilën Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se hakeroi sistemin e emailve të Partisë Demokratike, shkruan AP. Ndërkohë një zëdhënëse e Trump e mohoi këtë gjë, por ngriti dyshime të mëtejshme për marrëdhënien e Presidentit të zgjedhur me qeverinë e Putin.
Dmitry Peskov tha për Associated Press se ekspertët rusë kanë qënë në kontakt edhe me njerëz të Clinton, e se kontakte të tilla janë “të natyrshme” dhe “normale”: “Sigurisht është krejt e natyrshme që ekspertët rusë po përpiqen të ruajnë dialogun me njerëz nga kampe të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të kuptosh lëvizjet dhe tendecat kryesore, nuancat në pozicione të partive të ndryshme, kampeve të ndryshme këtu në SHBA.”

Zëdhënësja e Trump, Hope Hicks, tha: “Nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka patur asnjë komunikim mes fushatës dhe ndonjë entiteti të huaj gjatë fushatës”. Rusia shpreson që presidenca Trump do të përshëndesë marrëdhenie të përmirësuara me Shtetet e Bashkuara.Por, në një shenjë të realizmit të ftohtë për të cilën njihet Putin, Moska nuk do të vë bast për një kthesë imediatiate drastike në një marrëdhënie të tensionuar. Ndërkohë që vetë Trump ka thënë se do të jetë mik me Rusinë dhe të bashkojë forcat me të për të luftuar terrorizmin, ai ka theksuar pak speicifika se si do e arrijë një gjë të tillë. President Barack Obama e nisi presidencën e tij me një qëllim të ngjashëm, vetëm për të parë progres në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Article Logic
Execution time: 0.003781795501709