INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia ‘godet’ Maqedoninë, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në NATO rrezik për ...

Rusia ‘godet’ Maqedoninë, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në NATO rrezik për ...

Publikuar më: 15:05 24-04-2018


Zgjerimi i NATO-s me anëtarë të rinj nga vendet e Ballkanit, po minon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit ishte kjo deklarata e Valentina Matviyenko, kryetare e Dhomës së Lartë të parlamentit rus, citon Zëri i Amerikës.

Duke folur në Dhomën e Lartë të parlamentit të Bosnjës, ajo veçoi Malin e Zi icili së fundmi u bë anëtar i NATO-s, por kritikoi gjithashtu aspiratat e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

"Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, që binte ndesh me vullnetin e praktikisht gjysmës së qytetarëve së qytetarëve të saj, është bërë shkelja më e ashpër e parimeve bazë të demokracisë moderne”, tha Matviyenko duke shtuar se Maqedonia po përpiqet të bëjë “të njëjtin eksperiment të rrezikshëm

"Ky hap veçse sjell më shumë destabilizim të gjendjes në rajon. Minon sistemin e sigurisë evropiane”, deklaroi zyrtarja ruse.

Kujtojmë se qeveritë perëndimore e shohin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian si mënyrën më të mire të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan.Mali i Zi hyri në aleancën ushtarake vitin e kaluar dhe shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025, në të njëjtën kohë si Serbia.

Si Mali i Zi, ashtu edhe Maqedonia kanë dëbuar diplomatë rusë pas helmimit me agjentin nervor të një ish-agjenti të dyfishtë rus.

Ndërsa Prokurorët malazezë thonë se një grup nacionalistësh serbë dhe agjentësh rusë bënë komplot për të vrarë ish-kryeministrin Milo Djukanovic në një përpjekje për grusht shteti në zgjedhjet e vitit 2016, për të parandaluar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ndërsa Kremlini i hodhi poshtë akuzat duke konsideruar absurde.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883