INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia i del në mbrojtje Maqedonisë: “Mos ndërhyni! Po synohet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”

Rusia i del në mbrojtje Maqedonisë: “Mos ndërhyni! Po synohet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”

Publikuar më: 18:15 02-03-2017

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe Shqipërinë se po imponojnë në Maqedoni një qeveri pro shqiptare, të kapluar nga kriza politike.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me situatën politike në Maqedoni, ku ditën e djeshme presidenti maqedonas George Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM, Zoran Zaev, duke e akuzuar se mbështet platformën shqiptare, që sipas Ivanov kërcënon stabilitetin e Maqedonisë,

Rusia konstaton se kriza politike në Maqedoni është provokuar nga ndikime të jashtme në çështjet e brendshme të saj, duke akuzuar se është duke u tentuar imponimi i Deklaratës së partive politike shqiptare, që sipas kësaj ministrie, po synohet krijimi i "Shqipërisë së Madhe", ku në shënjestër do të vihen territore të Greqisë, Maqedonisë, Serbië dhe Malit të Zi.

“Duhet të ndalohet ndërhyrja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë. Perëndimi po kërkon të sjellë në pushtet opozitën e mposhtur”, thuhet në reagimin zyrtar të Moskës.

Article Logic
Execution time: 0.0042829513549805