Norvegjia ka pranuar marinsat amerikanë në vend dhe një veprim i tillë ka bërë që Moska të rrisë edhe më shumë tensionet me këtë shtet.
Zyrtarët rusë të Mbrojtjes kanë thënë se vendosja e marinsave amerikanë në Vaernes e kanë bërë atë të jetë “shënjestër” e Rusisë. Për zyrtarët rusë, fakti që në Norvegji kanë “zbarkuar” marinsa amerikanë, bën që ky vend të jetë “i rrezikuar”. Kremlini e sheh vendosjen e 330 trupave amerikane në Norvegji si “kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak”, shkruajnë mediet lokale norvegjeze.
Më tej, zyrtari ushtarak rus ka thënë se popullata norvegjeze është e rrezikuar tejet masa tanimë e tutje.